Debat të madh ka hapur në SHBA rasti i një babai nga Ohajo, i cili ka detyruar vajzën e tij të ecë 8 km në këmbë si dënim për bullizmin që e bija kryentë në shkollë ndaj fëmijëve të tjerë.
Siç thuhet në reportazhin e BBC, 10-vjeçares Kirsten iu dha një dënim tre-ditor për të mos udhëtuar me autobusin e shkollës për shkak se ishte kapur për herë të dytë duke ngacmuar fëmijët e tjerë.
Pas kësaj babai i saj Matt Cox vendosi t’i jepte mësimin e jetës, duke e detyruar që rrugën vajtje ardhje për në shkollë ta bëjë në këmbë.
Videoja mori mbi 15 milionë shikime në Facebook dhe mijëra komente.
“Unë e di se shumë prej jush që jeni prindër nuk do të bien dakord.
Unë bëj atë që unë mendoj se është e drejtë për t’i dhënë një mësim vajzën time që ajo të ndalojë bullizmin ndaj fëmijëve të tjerë”-shkruan Cox.
Shumë ndjekës e komentuan pozitivisht zgjedhjen e babait të vajzës 10-vjeçare, megjithatë ishin të shumtë ata që e kritikuan për zgjedhjen që bëri./a.ç