Kreolë do të thotë fëmijë të lindur nga prindër të përzier në kuptim racor apo kombëtar. Por si janë trajtuar ata para luftës së Kosovës? Enver Petrovci i ka parashikuar saktë ngjarjet e kësaj lufte që dhjetë vite më parë kur ka shkruar këtë dramë. Bota për bëhet prej të përcaktuarve, ku disa luftojnë për shpirt e të tjerë për tokë. Kreolët e Ballkanit, sjell historitë e një rajoni, të cilit sipas tij, i mungon gjithmonë urtësia.
“Gjërat që i kam shkruar kanë ndodhur. Ka ndodhur madje edhe e pabesueshmja për ne që Kosova do të bëhet shtet. Rrethanat janë të këqija, janë në situata të vështira politike, mirëpo në fund del se është radha për dashuri”, u shpreh Enver Petrovci, autor/regjisor.
Por meqënëse nuk ka dominuar urtësia, në Ballkan kanë dominuar fituesit pa kurrfarë mirëkuptimi ndaj humbësve. Por ja që Ballkani është i tillë, me qëllim primar fitimin e pastaj hakmarrjen.
“Mezi presin serbët me ardh një kohë tjetër me na zhduk. Ose kroatët, ose boshnjakët, unë e njoh shumë mirë Ballkanin. Kjoi dramë flet për shumë gjëra, flet edhe për to”, thotë Enver Petrovci, autor/regjisor.
Po c’pritet në sjellë e ardhmja sipas autorit për dy shtet shqiptare.
“Ajo është aq e logjikshme cka do të ndodhë sa vetëm një fëmijë nuk e di. Është një proces. Është evolucion. Evropa do të jetë një komb, jo vetëm sepse ne duhemi në mes veti, por sepse interesat ekonomike na fusin në bashkim”, shton Petrovci.
Në këtë dramë autori ka marë me vete si protagoniste edhe vajzën e tij Vanesën.
“Për mua është hera e parë që po punoj me babin si koleg. Shfaqja mendoj është shumë me rëndësi që po jepet, për shkak se është me rëndësi për njerëzit me ja kujtuar si kanë qenë trajtuar, sidomos para luftës”, tha ajo.
Drama do të vijë premierë që prej fundjavës në skenën e TKEKS.