Femrat e martuara kanë më shumë stres sesa beqaret. Ato kanë ngarkesa shumë të mëdha: punën, fëmijët, por edhe martesën.
Gratë me stres janë më të prira të përjetojnë dhimbje koke, lodhje, dhe zemërim.
Puna e një prindi është tejet stresuese, por, në mënyrë befasuese, burrat kontribuojnë në stresin e grave më shumë sesa fëmijët.
Sipas një studimi, 46% e grave thonë se fëmijët u shkaktojnë më pak stres sesa burrat dhe kjo nuk lidhet me tradhti apo abuzim nga burri.
Por, si ndikon negativisht burri te gruaja dhe si të shmangen gjërat e tilla?
Burri vepron si një fëmijë ekstra
E vërteta është se meshkujt sillen si fëmijë derisa t’i mbushin 43 vjet.
Kjo nuk shprehet vetëm në sjelljen e tyre fëmijërore ndaj çështjeve të caktuara, por edhe në bashkëveprimin që kanë me fëmijët.
Një 7-vjeçar normalisht se do të sillet si 7-vjeçar, por një 35-vjeçar duke vepruar si 7-vjeçar është më stresuese .
Shpeshherë, baballarët janë ata që argëtohen me fëmijët. Kështu, baballarët perceptohen nga fëmijët si shoku i ngushtë, si një koleg me ide argëtuese që lejon çdo gjë. Në anën tjetër, nënat janë më të brengosura me çështjet si edukimi, disiplina, shëndeti dhe zhvillimi i fëmijës.
Femrat e ndjekin rutinën ditore të fëmijëve, andaj edhe u japin instruksione dhe u ndalojnë gjëra të ndryshme.
Kjo në sytë e fëmijëve duket sikur baballarët janë “polici i mirë”, ndërsa nëna “polici i keq”.
Punët e shtëpisë janë të rënda…
Një studim ka zbuluar se një në 5 nëna që nuk marrin ndihmë mjaftueshëm nga bashkëshorti për punët e shtëpisë kanë më shumë stres.
Gratë në përgjithësi shpenzojnë më shumë kohë në punë të shtëpisë, ndërkaq burrat duke u relaksuar.
Detyrat e femrave jo vetëm se përfshijnë gatimin he pastrimin, por edhe pagesat e faturave, blerjen e gjërave ushqimore, planifikimin e buxhetit.
Këto aktivitete janë shumë të rëndësishme për të mbështetur strukturën e familjes, por bëhen shumë ngarkesë për vetëm një person.
Kështu, zgjidhja më e thjeshtë është që burri ta ndihmojë gruan me punët e shtëpisë dhe t’i ndajnë në mënyrë të barabartë përgjegjësitë që i kanë./a.meta