Lidhur me protesten e studentëve, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke dhënë një provë se si po punon qeveria e tij për arsimin. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama ka publikuar një video ku shihet një projekt mbi konstruktimin e godinave të studentëve. Sipas Ramës, investimi në fjalë në bashkëpunim me qeverinë gjermane, kap vlerën e 18.8 milionë euro vetëm faza e parë.
“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti”, shkruan Rama./a.meta