Monika Kryemadhi ka përshëndetur protestën e studentëve në disa rrethe të vendit kundër tarifave dhe pagesave për provimet e mbartura.
Kryetarja e LSI-së, duke ndjekur protestën në televizor, shkruan se politika duhet të mësojë prej studentëve.
“BRAVO!
Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush. Respekt dhe mirënjohje!”, shkruan Kryemadhi.
/a.r