Itali ka intensifikuar luftën për goditjen e mafias dhe sekuestrimin e pasurisë së saj, e cila raportohet në shuma të konsiderueshme. Kjo ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe disa anëtarë të mafias italiane ‘Ndrangheta’ kanë qenë në shënjestër në një sulm të njëkohshëm dhe të koordinuar nga policitë e Evropës.
Mediat raportojnë se në operacion janë përfshirë qindra policë, ndërsa arrestimet e mbi 90 personave janë kryer në Belgjikë, Itali, Gjermani dhe Holandë. Gjatë operacionit janë kapur mbi tre ton kokainë dhe mbi 140 kg ekstazi
Restorantet italiane dhe sallat e akulloreve, janë përdorur për pastrimin e parave, ndërsa policitë e Evropës kanë kryer kontrolleve të imtësish me duke i bastisur ato.
“Miliona euro u konfiskuan në këto biznese” thanë zyrtarët, të cilët njoftuan se operacioni ka çuar në kapjen e disa prej anëtarëve të “rangut të lartë” të mafias famëkeqe “Ndrangheta”.
Operacioni “Pollino” ka nisur që në vitin 2016 dhe pas dy vitesh hetime intensive përmes veprimeve të koordinuara nga policitë e vendeve Europiane.
Mafia e Ndrangheta vjen nga Kalabria në Italinë jugore. Mafia siciliane u bë e famshme në transmetimet e filmave nëpër televizione. Grupi famëkeq i mafias ‘Ndrangheta mendohet të kontrollojë rreth 80% të tregtisë së kokainës në Evropë dhe me rreth 6,000 anëtarë.
Ajo konsiderohet nga raportet e publikuar se është një forcë e konsiderueshme dhe e përhapur në krimin evropian, e cila përmes aktiviteteve të paligjshme të tregtimit të drogave në sasi të mëdha krijojnë edhe pasuri të mëdha”, përcjell BBC, raporton BW
Ndërkohë hetimet vijojnë për zbërthimin e të gjithë grupit kriminal në të gjitha vendet ku mendohet se janë aktivë./a.çupaj