Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese gjatë prezantimit të projektligjeve për kadastrën dhe prezantimin e projektligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë ka sjellë në vëmëndje edhe protestën e banorëve tek zona e Shkozës. Gjatë fjalës së tij, kreu i ALUIZNIT, Artan Lame, është shprehur se banorët protestojnë pasi shteti nuk e përfundoi procesin e legalizimit.
“Të gjithë letrat turke të përdoruar për kthimin e pronave janë të pavlefshme. Edhe turqit nuk i njohim më letrat e tyre. Nuk duhet të njihen. Ka një kaos institucional në lidhje me pronat. Ndarja e tokës është bërë me një proces abuziv. Dhe pastaj banorët protestojnë. Kanë të drejtë. Banorët protestojnë sepse shteti është i paaftë dhe nuk e përfundoi procesin e legalizimit”, tha Artan Lame.
Në Shkozë preken 16 objekte pa leje në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe ndërkohë që mjetet e IKMT-së vijojnë punën për priushjen e ndërtesave pa leje./a.meta