Policia ne Kuçove ka arrestuar 4 persona te perfshire ne nje histori rrembimi dhe tentative vrasje. Sipas policise shtetasi F.B, 25 vjeç, banues në lagjen ”11 Janari”, Kuçovë ka tentuar të vrasë me thikë një peson, pasi ai se bashku me tre shoke ka rrembyer dhe mbajtur peng kusheririn e 25 vjecarit.
Njoftimi i policise
Gjithashtu u arrestuan dhe tre shtetas të tjerë të cilët dyshohen se para një muaji i kanë hequr lirinë një shtetasi tjetër.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•F.B, 25 vjeç, banues në lagjen ”11 Janari”, Kuçovë.
•E.K, 29 vjeç,
•A.K, 17 vjeç
•Sh.P, 16 vjeç, të tre banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, pas një konflikti të hershëm për motive të dobëta, shtetasi F.B ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasin E.K, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, pasi ky i fundit në bashkëpunim me shtetasit A.K dhe Sh.P, dyshohet se para një muaji i kanë hequr lirinë shtetasit R.B, 18 vjeç ( i afërm i shtetasit F.B)
Policia e Komisariatit Kuçovë sapo morën njoftimin organizuan punën dhe falë një pune të mirëorganizuar identifikuan dhe arrestuan në kohë rekord autorin.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, shtetasi F.B për veprën penale,
“Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, ”Moskallzim i krimit”, parashikuar nga neni 76, 22, 300 të Kodit Penal. Shtetasit E.K, A.K dhe Sh.P, për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Heqje e paligjëshme e lirisë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 300, 110 dhe 25 i Kodit Penal./a.meta