Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, i ftuar në emisonin Open me Eni Vasilin në Top Channel, u shpreh se nuk mund të thuhet me siguri nëse janë zhdukur apo vrarë 80 personat në Vlorë, por, sipas tij, një gjë është e sigurt. “Ata po i shmangen drejtësisë”, tha Klosi i bindur.
“Se janë të zhdukur, se mund t’i kenë vrarë nuk dihet. Ndiqen nga policia dhe ndoshta nuk i tregojnë familjes ku janë sepse e dinë që herët a vonë familjarët do t’ia thonë dikujt. Ata janë njerëz që po i shmangen drejtësisë.
Që të them se sa e rëndë është kjo gjë, nuk e them dot. Unë nuk e di si lahen hesapet nga mbrapa. Janë shumë njerëz që janë borxhlinj. U është kalbur droga në magazina dhe do ketë probleme të tilla sigurisht”, u shpreh Klosi.