Dy net më parë në Komisariatin e Policisë në Durrës, persona ende të pa identifikuar kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra.
Kjo vjedhje e cila ka ndodhur në ambientet e brendshme të komisariatit, në zyrën ku mbahet arka e parave që mblidhen nga gjobat e policisë rrugore, zyra OASH, nuk është bërë publike nga policia.
“Panorama” mësoi se shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, duke verifikuar përgjegjësit e të gjithë zinxhirit drejtues në Drejtorinë e Policisë se Durrësit.
Ndërkohë në hetim është përfshirë edhe SHÇBA, pasi ka dyshime se në këtë ngjarje mund të jenë të përfshirë edhe punonjës të policisë./ Panorama/