Xhelozia ka qenë gjithmonë një nga shkaqet e konfliktit mes çifteve, por nuk kanë qenë të pakta rastet kur debati ka kaluar limitet dhe ka avancuar në dhunë. Një skenë mjaft e dhunshme ka ndodhur në spektaklin e “Big Brother” në Rusi teksa një nga banorët ka rrahur të dashurën e tij, Rozalia Raison.
34-vjeçari Andrey Shabarin arriti në këtë pikë pasi e pa që 21-vjeçarja përqafoi një mashkull tjetër. Përpara kamerave Andrey e sulmoi duke i shkulur flokët dhe duke e goditur me shkelma në trup, ndërkohë që një tjetër u mundua t’i ndante. Rozalia bërtiste gjatë gjithë kohës me të madhe, ndërkohë që as konkurenti tjetër nuk mundi t’I ndante. /a.meta