Bie në pranga një person në Tiranë, i cili akuzohet për mitdhënie.
Mësohet se në pranga ka rënë një 47-vjeçar, i cili i ofroi rryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.
Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Kamëz.
Ky shtetas në rrugën “Lord Bajron”, i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë të prerjes 5000 lekë me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll” thotë policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
/b.d