Sfida për titullin botëror WBC për peshat e rënda mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder i realizoi pritshmëritë. Në “Staples Center”, dy boksierët u bënë protagonistë të një ndeshjeje entuaziazmuese, që u dha mundësinë atyre të ruajnë pathyeshmërinë.
Kjo sepse ky duel përfundoi në barazim nga arbitrat e ndeshjes. Meksikani Roçin dha rezultatin 115-111 për Wilder, kanadezi Tapper e dha fitoren Furyt 114-112, ndërsa angleze Edwards firmosi rezultatin e barabartë 113-113.
Një rezultat ky që shkaktoi jo pak polemika, madje të pranishmit nuk ngurruan që të fërshëllenin vendimin e arbitrave pasi sipas tyre kjo ndeshje kishte një fitues dhe ai ishte Tyson Fury.
Përballja në ring tregoi se Fury për pjesën më të madhe të kohës dominoi sfidën, duke qenë në gjendje që të kontrollonte sulmet e Wilder, edhe pse ky i fundit në 2 momente pikërisht në raundin 9 dhe 12 arriti ta hedhë në “knock doën” Furyn.
Ky i fundit arriti të ngrihej në raundin final të ndeshjes për ta përfunduar atë dhe kur të gjithë prisnin që të përmendej emri i Furyt si fituesi i sfidës, abritrat e mbyllëm atë në barazim me Wilder që për momentin e ruan titullin e tij botëror.
Reagimet pas kësaj sfide kanë qenë të shumta dhe askush nuk e fshehu habinë. Ish kampioni i botës Lennox Lewis deklaroi se Fury ishte dukshëm fituesi i kësaj sfide dhe se për një boksier britanik është e vështirë t’i rrëmbejë titullin një boksieri amerikan në shtëpinë e këtij të fundit. Top Channel