Sulmuesi i “Interit” Ivan Perisiç nuk e fsheh dëshirën për të luajtur në Angli, në Premier Ligë.
Pas ndeshjes me “Totenhemin” ku “Interi” humbi me rezultatin 1-0, Perisiç u pyet nga mediet Angleze për të ardhmen e tij. Kroati tha se para një viti ishte shumë pranë kalimit te “Mançester Junajted” por qëndroi në Itali pasi e bindi Luçiano Spaleti.
“Isha duke e pranuar ofertën e Junajted, por në fund vendosa të qëndroj” u shpreh ai.
I pyetur për të ardhmen e tij, ai nuk e përjashtoi mundësinë për tu larguar një ditë nga zikaltërit për të provuar një eksperiencë të re në Premier Ligën angleze.
Perisiç tha se më pëlqen që një ditë të luaj në Angli, dhe për këtë kërkoj mirëkuptimin e tifozëve të “Interit”.
a.ç