A janë në Vlorë 80 të zhdukur brenda 3 vitesh? Policia e Vlorës dhe prokuroria hedhin poshtë shifrën dhe thonë se në 3 vitet e fundit rezulton se numri total i personave të larguar nga banesa është 23. Prokuroria ka rrezuar shifrat e cituara nga PD diten e djeshme
në 2016 – 4 shtetas të larguar
në 2017 – 6 shtetas të larguar
ne 2018 – 13 shtetas të larguar
“Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa, por dhe janë rikthyer” thotë policia e Vlorës në një njoftim për shtyp duke shtuar – Megjithëse të gjitha rastet janë referuar në Prokurori, vetëm për 4 raste në 3 vitet e fundit janë konstatuar elementë të veprës penale dhe janë regjistruar në Prokurori si çështje, e ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e tyre.
Gjithashtu, përsa i përket veprave penale kundër personit,policia bën me dije se në krahasim me 1 vit më parë ka ulje të ndjeshme, konkretisht:
Nga 12 vrasje të evidentuara në vitin 2017, numri i tyre ka rënë me 50%, ose në 6 vrasje në 2018.
Nga 10 vrasje të mbetura në tentativë në 2017, është ulur me 50% numri në 2018, pra janë 5 tentativa të evidentuara./a.ç