Një tjetër tërmet ka lëkundur Shqipërinë në orët e para të ditës së sotme. Lëkundjet janë regjistruar në orën 04:54:16, 13 km në veri lindje të Tepelenës. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale. Lëkundjet kanë shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët.
Në muajt e fundit në Shqipëri janë regjistruar shumë lëkundje nga Tirana, Durrësi, Mati, Vlora, Shkodra, Elbasani dhe disa zona të tjera, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Dëmet më të mëdha i shkaktoi tërmeti i regjistruar në gusht në Mat ku dëmtuan disa banesa./a.ç