Deklarata politike mbi marrëdhëniet pas Brexit midis Londrës dhe Brukselit që shoqëron marrëveshjen e ndarjes me BE-në tregon qartë se do të kemi një politikë të pavarur dhe do të jemi në gjendje të negociojmë marrëveshjet e tregtisë së lirë me vendet e tjera në botë, theksoi kryeministrja britanike Theresa May duke iu përgjigjur në mënyrë të tërthortë Donald Trump.
“Përsa i përket SHBA-së ne tashmë po diskutojmë llojin e marrëveshjes që mund të kemi me ta në të ardhmen”, theksoi May për “SkyNews”.
/b.d