Deklaratat e Ramës dje në Kosovë janë diskutuar edhe në Parlamentin Europian
Eurodeputeti qipriot Takis Hadjigeorgiou, pasi ka lexuar fjalen e Kryeministrit Rama dje ne Kosove, ka kërkuar shpjegime nga Taulant Balla. Sipas deputetit qipriot, Rama foli per “bashkimin Shqiperi-Kosove ne 2025” dhe “qëndrimin me dy fytyra te Serbise”.
“Dua nga zoti Taulant Balla shpjegime“, tha ai
Në përgjigje të eurodeputeti qipriot, socialisti Balla u shpreh se 2025 është momenti anëtaresimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian.
“Ne besojmë se 2025 është momenti anëtaresimit te vendeve te Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian. Mos kini frike nga bashkepunimi mes shqiptareve. Jemi faktor i rendesishem stabiliteti dhe paqeje ne Ballkan. Jemi krenar qe jemi kombi me proeuropian ne Rajon, ne Shqiperi mbeshtetja per anetaresim ne BE eshte mbi 90%. Zhvillojme me te gjithe fqinjet marredhenie shume te mira, perfshire Serbine.” -tha Balla.
Ndërsa u ndal të sqarojë edhe deklaratat për qëndrim me dy fytyra të Serbisë.
“Se pari Serbia duhet te clirohet nga komplekset e vjetra ballkanike dhe duhet te pranoje realitetin e ri te pakthyeshem dhe njohe pavaresine e Kosoves. Eshte qendrim me dy fytyra qe nga njera ane behen bisedime, nga ana tjeter Serbia lobon kunder anetaresimit ne organizata nderkombetare sic ndodhi me Interpol. Anetaresimi i Kosoves ne Interpol i ben mire luftes se perbashket kunder krimit. Nuk e di se pse nje eurodeputete qipriote (Eleni Theocharous) duhet te marre pjese ne ceremonine e varrimit te nje personi qe qelloi mbi policine. Kudo ne Europe te qellosh mbi policine eshte akt terrorist. Eshte e papranueshme per normat dhe vlerat e ketij Parlamenti qendrime dhe deklarata te tilla.” – përfundoi Balla.
a.ç