Banorët e “Unazës së Re”kanë firmosur një peticion për t’ia dërguar kryeprokurores Arta Markut. Në peticion, ata kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës që ndodhi para Kuvendit. Po ashtu, kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e aksit nga sheshi Shqiponja deri të mbikalimi pranë pallatit me shigjeta (projekt ky që prek pronat e tyre). Deri tani, në burg janë tre protestues të Unazës së Re: Dorjan Protoduari, i cili udhëhiqte protestën para Parlamentit, Ilias Sketiraj personi që tentoi të qëllojë Ramën me këpucë te Spitali i Traumës dhe Daniel Drobaj, i cili sipas prokurorisë, hodhi kapsollën që plagosi policen Ina Nuka.