Do ta mbyllim kufirin me Meksikën njëherë e përgjithmonë nëse është e nevojshme, theksoi sot presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
‘’Ftoj Kongresin të dhurojë fonde për ndërtimin e murit. Shumë nga migrantët janë kriminelë”, sulmoi presidenti duke theksuar se ata nuk do të hyjnë në SHBA.
Rojat kufitare amerikane njoftuan po sot se kishin urdhëruar rihapjen e pikave të kalimit midis qytetit meksikan të Tijuanas dhe qytetit amerikan të San Diegos.
Ato ishin mbyllur për një periudhë të shkurtër, për shkak të përpjekjeve për kalim të paligjshëm të qindra migrantëve.
Më herët, rreth 500 emigrantë u përpoqën, por pa rezultat, të kalonin ilegalisht kufirin amerikan në këtë zonë në veriperëndim të Meksikës, por u zmbrapsën nga forcat amerikane të rendit, të cilët mbyllën më pas kufirin.
/b.d