Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama si një gënjeshtar që mohon vetveten dhe që ka si qëllim vjedhjen e 40 milionë eurove me projektin tek Unaza e Re.
Lulzim Basha akuzon Ramen se po mohon edhe veten teksa genjen hapur. Basha ka postuar një video në Facebook, deklaratën e Edi Ramës në 2013 kur ju kërkoi votën banorëve të Unazës së re.
“Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, – deklaroi në vitin 2013 Rama. Por sot, thekson shefi i opozitës Basha, “për të siguruar vjedhjen 40 milion euro, Edi Rama, mohon dhe vetveten. Në postimin e tij, Basha sjell me video mohimin që i bëri Rama premtimit të tij elektoral vetem dy dite me parë.
Prej tre javësh banorët e Unazës së re, protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre nga një projekt i pa konsultuar dhe pa transparencë në të cilin do të hidhen 40 milion euro për 2 km rrugë.
Më poshtë video-postimi i plotë.