Ministria e Punëve të Jashtme të kosovës, përgënjeshtron lajmin e publikuar këtë të dielë në mediat për të ashtuquajturën Listë të Zezë.
Përmes një njoftimi MPJ rikujton se për dallim nga praktikat e hartimit të “Listave të Zeza”, dhe “personave të padëshiruar” nga shteti fqinj, që kanë përfshirë, por nuk janë kufizuar vetëm në ndalimin dhe moslejimin e hyrjes në territorin e tyre të sportistëve, artistëve, akademikëve, shtetasve ordiner, që kanë vizituar të afërmit e tyre dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror nga Republika e Kosovës, Institucionet e Kosovës kanë zbatuar në frymë dhe në shkronjë Marrëveshjen e Brukselit, e cila specifikon në mënyrë të qartë se si zhvillohen vizitat e zyrtarëve të lartë në të dyja shtetet respektive.
Gjithashtu ministria shpreh keqardhje të thellë, që mediat në shtetin fqinj edhe dy dekada pas përfundimit të luftës, vazhdojnë të publikojnë lajme të rreme, që burojnë nga politika propaganduese e pushtetit në Serbi, duke shkelur seriozisht parimet themelore të profesionit që tyre për raportimin e lajmeve të vërteta, të sakta, të pavarura, të paanshme dhe profesionale./a.ç
“‘Hakmarrja’ e Kosovës, pas taksës 100%, shpall “non grata” disa politikanë serbë”