Nga sot, ish-kreu i Komunës së Lazaratit Dasho Aliko do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike në qytetin e Gjirokastrës.
Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme dhe nismës për rifreskimin e forcës politike, kryedemokrati i ka hapur rrugë kandidimit të Alikos.
Në zgjedhjet formale të zhvilluara sot, Aliko ka fituar përballë kandidati tjetër për kryetar, Gjergji Dudi.
Nga votimet e anëtarëve të Partisë, Aliko ka marrë 166 vota kundrejt 76 votave që ka marrë kundërshtari i tij, ndërsa 13 vota janë shpallur të pavlefshme.(TemA)