Vendi ynë do të përfshihet nga reshje intensive shiu gjatë ditës së sotme dhe gjatë së hënës. Sipas IGJEUM, në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive të shoqëruara me shtrëngata.
Temperaturat
Nesër (e hënë, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 18 °C
në vendet e ulëta: 11 / 17 °C
në vendet malore: 8 / 12 °C
Era
Sot pasdite (e diel, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet ndërsa nesër (e hënë, dt.26) era pritet të fryjë mesatare në bregdet dhe në zonat malore të vendit (për momente të shkurtra deri e forte).