Disa ditë më parë gjatë takimit që zhvilloi me Këshillin e Fëmijëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u njoh edhe me dëshirën e Sigi Mirës, nxënëse në shkollën “Ramazan Jarani”, për të patur një kompjuter për kabinetin e informatikës. Ndërkohë që pak ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës fitoi gjyqin me eksponentin e Partisë Demokratike nga Mamurrasi, Oleg Gora, i cili tentoi ta qëlloi me vezë teksa hynte në një takim me artistët. Ndaj ashtu si edhe në rastin e disa javëve më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës zgjodhi që me lekët e fituara nga ky gjyq ti vijë në ndihmë nxënësve të shkollës “Ramazan Jarani” me një kompjuter, duke plotësuar kështu edhe kërkesën e Sigit. Lajmin e bëri të ditur vet kryebashkiaku Veliaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.
“Sigi Mira nga shkolla Ramazan Jarani më tregoi se ju duhet një kompjuter në shkollë për informatikën. Kam vendosur ta dhuroj aty kompjuterin me paratë e gjyqit me vezët e mamurrasit, që Shqipëria të ketë më shumë Sigi e më pak omletë SHQUPi”, shprehet Veliaj.
Ndërkohë që më herët kryetari i Bashkisë së Tiranës duke komentuar vendimin e gjyqit, u shpreh se kjo ishte një tjetër dëshmi se puna e mund gjithmonë dhunën. “Qyteti 1 – 0 Shpella. Një parti që ka hurin, zjarrin e vezën si alternativë dhe që importon rrugaçë shëtitës për të bllokuar Lodrat, Pazarin, Bulevardin, Unazën e Teatrin nuk do ketë kurrë shans ta zaptojë me Tiranën europiane! Puna e mund dhunën!”, shkroi kryebashkiaku Veliaj.