Më shumë se gjysma e britanikëve sot janë kundër BREXIT dhe mbështesin një referendum të dytë.
Ky është rezultati i një sondazhi nga Sky Data ndërsa raporton se vetëm një në shtatë britanik mendon se dalja nga Bashkimi Evropian është një hap i mirë.
Të dhënat e sondazhit tregojnë edhe një popullaritet të ulët për kryeministren Teresa May.
Sipas shifrave të publikuara, vetëm tre nga 10 britanikë mendojnë se ajo është personi i duhur për ta drejtuar vendin.
Preferencat e paraqitura në sondazh tregojnë se: 31% mbështesin Mayn si kryeministre, ndërsa 24% duan Jeremy Corbyn.
/JavaNews/b.d