Një 34-vjeçar nga Devolli, por me banim në Tiranë është arrestuar, pasi në banesën e tij janë gjetur tre shtetas të huaj, të cilët ai do t’i ndihmonte për t’i transportuar për në vendet e BE.
Policia thotë se në pranga u vu shtetasi E. B, 34 vjeç, banues në Tiranë.
“Në banesën e këtij shtetasi në fshatin Trestenik, Devoll, u gjetën tre shtetas të huaj të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme dhe dyshohet se do të ndihmoheshin nga E. B, për t’u transportuar drejt vendeve të BE”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
a.ç