“Pa ish-kryeministrin maqedonas, do ta kishim shumë të rëndë që të mbronim kufijtë e Hungarisë nga vala a refugjatëve edhe përkundër asaj që ne ndërtuam një mur. Ai edhe atëherë kërkoi ndihmë dhe ne i ndihmuam”, tha kryeministri Vikor Orban gjatë një emisioni në radion hungareze “Koshut”, duke shtuar se Gruevski nuk është vetëm aleat i tij, por aleat i gjithë popullit hungarez, shkruan Alsat.
“Njeriu duhet sinqerisht t’i trajtoj aleatët e tij”, tha Orban duke mos dashur të zbuloj se me çfarë dokumente ka hyrë në Hungari Gruevski.
Gjatë kohës së emisionit, i parë i Qeverisë hungareze theksoi se në 30 vjetorin e demokracisë së Hungarisë, kjo nuk është hera e parë që shteti ka pranuar njerëz të rëndësishëm, por tha se asnjë prej tyre nuk ka qenë në cilësinë e Gruevskit, duke përsëritur qëndrimin e tij se ai është ish-kryeministër i një shteti të rëndësishëm në korridorin e migracionit drejt Hungarisë.
Në lidhje me sjelljet e ish-kryeministrit Gruevski në Maqedoni, Orban tha se Hungaria e ka të patjetërsueshme që qëndrojë larg këtyre, por edhe se nuk do të lejojë shkelje të ligjit, por vetëm gjykim të drejtë.
“Ekzistojnë beteja të komplikuara”, tha Orban, duke shtuar se të gjitha janë pjesë të drejtësisë.
Orban deklaroi se Hungaria do të vlerësojë kërkesën për ekstradimin e Gruevskit
a.ç