Liverpool ka shumë shpresë që të rinovojë me shumë lojtarë. Së fundmi, Sadio Mane ka nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin, që thuhet se do ta mbajë në klub deri më 2023.
Mane iu bashkua “Të Kuqve” më 2016 nga Southamptoni dhe deri tash ka realizuar 40 gola në 89 paraqitje.
Senegalezi 26-vjeçar është shprehur shumë i lumtur për zgjatjen e kontratës me Liverpoolin duke thënë se “kalimi te Liverpooli ishte vendimi më i mirë në karrierë”.
Sezonin e shkuar Mane shënoi 20 gola për Liverpoolin. (b.an)