Vetëm pak minuta më parë Prokuroria e Tiranës, nëpërmjet një deklarate për shtyp ka bërë të ditur se të arrestuarit në protestën e dhunshme kundër unfiromave blu po hetohen për një sërë veprash penale duke filluar që nga plagosje me dashje, mbajtje lëndësh të rrezikshme për jetën, grumbullime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike. Në protestëen e dhunshme kunder Policise ku ishin të pranishëm deputetë të opozitës, militantë të PD- LSI, si dhe disa banorë të Astirit, u plagosën 16 policë, ndërsa një police u plagos rëndë duke humbur disa gishta të dorës.
Prokuroria thekson gjithashtu se ka marrë në dorë pamjet filmike dhe po identifikohen protestuesit e dhunshëm, ndërsa ka marrë në pyetje të lënduarit. Gjithashtu, prokuroria e Tiranës paralajmëron arrestime për organizatorët e dhunës në protestë.
Deklarata e prokurorisë së Tiranës:
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me juridiksion të Përgjithshëm, me datën 22.11.2018 ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.9146, për veprat penale të:
1. Plagosja e rëndë me dashje, e parshikuar dhe e dënueshme nga nenei 88/1 i K.Penal.
2. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 278/1 i K.Penal (i ndryshuar).
3. “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer me dhunë dhe në bashkëpunim, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 236/2 i K.Penal.
4. “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, e parashikuar dhe edënueshme nga neni 262 i K.Penal.
5. “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, eparashikuar dhe e dënueshme nga nenet 274-25 të K.Penal.
Pas regjistrimit të procedimit penal është krijuar grupi hetimor në përbërje të të cilit janë prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore. Në drejtimin e prokurorëve janë kryer veprimet e para proceduriale, që kanë të bëjnë me kqyrjen e vendit të ngjarjes, fiksimin e provave materiale, pyetjen e të dëmtuarve, në Spitalin e Traumës në Tiranë, identifkimin nëpërmjet pamjeve filmike, si dhe në bashkëpunim me punonjësit e policisë, të personave që kanë kryer veprime konkrete, me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë së tyre.
Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se janë dëmtuar 15 punonës policie, mes tyre dhe shtetësja I. M, me dëmtime të rënda të shëndetit, punonjëse policie e repartit special “Shqiponja”. Po ashtu në Spitalin e traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore dhe tre qytetarë, pjesmarrës në protestë.
Veprimet në lidhje me këtë çështje penale vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave të kryera, si dhe arrestimin e personave përgjegjës dhe dërgimin e tyre para Drejtësisë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, siguron publikun, se në zbatim të detyrës tonë kushtetuese ka patur dhe do të ketë përkushtim maksimal për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes, si dhe kërkon bashkëpunimin e tyre në përmushje të rregullt të kësaj detyre.