Presidenti Ilir Meta, duket se po tenton t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit, lidhur me dhunën e ushtruar sot ndaj forcave të policisë para Kuvendit. Vetëm pak minuta më parë ai ka tentuar të bëjë përgjegjës si protestuesit militantë të opozitës ashtu edhe Policinë e Shtetit, ku qartazi aktet e dhunës para Kuvendit kundër policisë u orkestruan nga deputetët e opozitës dhe u zbatuan nga militatë të saj. Meta në një deklartatë shtypi u bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje, të distancohen nga dhuna, ku në fakt në atë protestë pati vetëm një aktor të dhunës dhe ata ishin protestuesit kundër policisë, si pasojë e së cilës mbetën të plagosur shumë efektiva blu e mes tyre dhe një vajzë police që ka humbur gishtat e dorës.
Në deklaratën e lëshuar nga presidenca thuhet se Presidenti Meta shpreh keqardhjen më të thellë për aktet e dhunshme të shfaqur gjatë kësaj proteste dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të shmangin çdo përplasje dhe të vendosin sa më parë një dialog institucional në mënyrë që ankesat e banorëve të shqyrtohen duke i dhënë një zgjidhje kësaj situate.
“Pasi u njoh me raportimet, se disa efektivë të Policisë së Shtetit dhe protestues paqësorë janë lënduar sot para Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen më të thellë dhe u uron shërim sa më të shpejtë.
Presidenti Meta dënon aktet e dhunshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve të distancohen menjëherë nga dhuna dhe të bëjnë maksimumin për të shmangur konfliktin dhe gjuhën së forcës së përdorur në këtë çështje.
Presidenti Meta gjen rastin t’u bëj apel sërish institucioneve shetërore të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore dhe kërkon urgjentisht rivendosjen e dialogut me banorët e prekur nga ky projekt për të gjetur një zgjidhje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës i bën thirrje politikës të tregohet e kujdesshme dhe të japë mesazhe bashkëpunimi e dialogu, ndërkohë që nxitësit e dhunës duhet të izolohen”, thuhet në deklaratë.
ma.me/javanews.al
Nuk e dija se ishit kaq gomar