Zi në ekipin e Kamzës. Vëllai i portierit Ilir Avdyli është ndarë nga jeta mesditen e sotme. Lajmin e bën të ditur vetë klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruhet:
Presidenti Naim Qarri, stafi teknik, si edhe te gjithë futbollistet e skuadrës sonë, i shprehin ngushëllimet e sinqerta portierit tone Ilir Avdyli, për ndarjen nga jeta e te vëllait! Qëndrojmë pranë tij dhe familjes Avdyli, në ketë moment të vështire!
Kamza do të ndeshet me Kukësin pasditen e së dielës, në luftën e saj për mbijetesë. Ajo ndodhet në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 8 pikë, një pikë më shumë nga Kastrioti i vendit të fundit.
/b.d