Ylli i Brazilit Neymar ka zgjatur vetëm tetë minuta në miqësoren e vendit të tij ndaj Kamerunit. Sulmuesi i PSG duhet të dilte nga loja pasi duket të ketë pësuar një tërheqje muskulore.
Lojtari më i shtrenjtë i historisë ka dalë duke çaluar nga fusha, duke u vërshëllyer nga disa prej tifozëve të Kamerunit.
Ai është zëvendësuar nga sulmuesi i Everton, Richarlison. Ky është një lajmi mirë për Liverpool, në prag të përballjes në Champions League të mërkurën e ardhshme.