Duket se maxhoranca do të jetë ajo që kësaj here do të refuzojë një propozim të Presidentit Ilir Meta, konkretisht emrin e gjykatëses së Kushtetueses Vitore Tusha, e cila u kandidua për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
I ftuar në emisionin 45 minuta në Report tv, kryetari socialist i komisionit të ligjeve Ulsi Manja, ka paralajmëruar se maxhoranca nuk do ta votojë emrin e Tushës për drejtuese të KLSH-së, me argumentin se ajo do të bëhet nënkryetare e KED, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
“Vitore Tusha është automatikisht nënkryetare e KED. Mes krijimit të KED dhe KlSH zgjedhim KED.”-tha kryetari i Komisionit të Ligjeve./ma.me