Avokati i të dënuarve të çështjes “Lazarati” ka dënuar dhunën e ushtruar sot ndaj gazetarëve të pranishëm në seancën në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
“Më vjen keq për këtë që ndodhi, por duhet ta shpjegojmë me një moment shumë të vështirë psikologjikisht për familjarët që presin drejtësi dhe për mendim tim është bërë padrejtësi. Por kjo nuk duhet të kalohet te gazetarët”, tha avokati.
Sa i përket vendimit të gjykatës për të lënë në fuqi dënimet për të akuzuarit, avokati theksoi se vrasësi i efektivit Ibrahim Basha në vitin 2015-të nuk është gjetur ende. “Nuk duhet ta paguajnë këta djem që sapo kanë nisur jetën”, tha avokati, i cili akuzoi strukturat shtetërore për përpjekje për “shuarjen e fshatit Lazarat”.
Vendimi i Gjykatës:
Albion Aliko – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Bajram Boci – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Elvis Boçi – 35 vite burg-Mbetet në fuqi
Alban Aliko – 20 vite burg- Apeli sot e uli në 18 vite
Elson Kasma – 18 vite burg-Apeli sot e uli në 17.6 vite
Xhulio Malo – 10 vjet-Mbetet në fuqi
Klodian Selimi – 13 vjet-Mbetet në fuqi
Oltion Proko – 9 vite burg-Mbetet në fuqi
Dervish Gaba – 15 vite-Mbetet në fuqi
Ruhan Hija – 15 vite burg-Mbetet në fuqi
Iljaz Xhaferri – 15 vite burg-Mbetet në fuqi
/b.d