Një person ka mbetur i vdekur gjatë një akasidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd -Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë. Mësohet se një makinë është përplasur me një autobus me nxënës.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Honda” Gentian Pepa 25-vjeçar, teksa bëhet e ditur se në gjendje të rëndë ndodhet pasagjeri Elton Poçi, 30 vjeç, banues në Librazhd, i cili u dërgua në spitalin e Truamës në Tiranë.
Ndërsa, asnjë nga pasagjerët e autobusit nuk kanë pësuar lëndime. Drejt vendngjarjes janë nisur ambulanca nga Elbasani dhe Librazhdi për transportimin e të plagosurve.
a.ç