Nga Gazmend Kapllani/
Ne Shqiperi po perhapet lajmi i intervistes se ish-ministrit te Jashtem grek Nikos Kotzias (pardje ne nje stacion radiofonik) sipas te cilit ka forca ne Greqi – duke perfshire edhe ushtrine greke – qe nuk njohin kufijte shteterore te Shqiperise.
Meqenese njoh shume mire njerez qe kane punuar me Kotzias po i lejoj vetes te them publikisht se Kotzias shquhet ne pergjithesi per perceptimet e tij paranojake dhe komplotiste.
Ne rastin konkret sidoqofte nuk thote asgje te re; plus thote nje genjeshter. Nuk thote ndonje gje te re sepse ata qe e njohin Greqine e dine se eshte nje shtet me nje para-shtet shume kercenues (me baza te forta ne kishen greke, policine, sherbimet sekrete dhe ushtrine greke). Pjese e ketij para-shteti jane edhe nazistet e Agimit te Arte.
Para-shteti ne Greqi, i formuar kryesisht pas Luftes Civile greke ne vitin 1949, ekziston ende, paralelisht me shtetin dhe ndonjehere edhe brenda tij. Per kete arsye Greqia paraqet shpesh sjellje qe jane te veshtira per t’u kuptuar per nje shtet Europian normal.
Shteti nuk guxon te ndeshet me para-shtetin edhe pse e mban nen kontroll ate, ngaqe kjo mund te shpinte ne nje lloj lufte civile te hapur apo te heshtur. Nuk ndeshet gjithashtu sepse shteti “ndan” me para-shtetin, ne nje mase te madhe, dogmen e nacionalizmit supremacist.
Kotzias thote megjithate nje genjeshter te madhe per ushtrine greke. Greqia nuk eshte junte ushtarake qe te bej ligjin ushtria. Ne se dikush i hedh nje sy hartave zyrtare te ushtrise greke aty duket qarte qe kufijte shteterore te Shqiperise njihen shume mire.
Per me shume, ne se ushtria greke nuk do njihjte kufijte e Shqiperise nuk mund te jepte voten e saj per anetaresimin e Shqiperise ne NATO.
Me pak fjale Kotzias thote dokrra. Shigjetat e tij ishin drejtuar kryesisht kunder Ministrit te Mbrojtes, Panos Kamenos. Qe te dy e urrejne tashme per vdekje njeri-tjetrin.
Por mes dokrrave Kotzias mund te thote nje te vertete shqetesuese. Domethene le te nenkuptohet qe para-shteti ne Greqi po del jashte kontrollit te shtetit dhe po pergatit axhenden e tij.
Askush nuk kerkoi shpjegime nga Kotzias per deklaratat e tij.
As ministri i Mbrojtes, as ministri i Jashtem Aleksis Tsipras dolen t’a pergenjshtrojne.
Nje qeveri mish-mash qe funksionon si mulli ere ne shumicen e rasteve eshte lajm shume i keq per Greqine – vendi mund te zhytet ne amulli nga casti ne cast.
Eshte lajm i keq edhe per Shqiperine, sepse iniciativen per politiken e jashtme te Greqise po e merr ne menyre informale para-shteti, nazistet e Agimit te Arte dhe segmentet me te erreta te Kishes Greke.
Eshte nje nga ato momentet qe dikush, edhe pse s’beson tek Zoti, duhet te thote “Perendia na ruajt.”…