Strukturat janë shkatërruar dhe nuk funksionojnë. Politika s’bëhet me konferenca, është i dështuar kryetari yne, thote Elezi. Përfaqesuesi i Lëvizjes për shpëtimin e PD Ibsen Elezi, ka qenë mjaft kritik me sjelljen politike të kryedemokratit Lulzim Basha duke paralajmëruar largimin e tij. Ai ka thënë se Basha i ka zhgënjyer demokratët dhe se ka dështuar me organizimin e strukturave.
Elezi siguron se ka mundur të marrë të gjitha kontaktet me bashkitë kryesore duke nënvizuar se pas datës 24 nëntor do të protestohet për largimin e kryedemokratit Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
Ai thotë se ligjvënësit e djathtë nuk janë përfaqësues të PD pasi një pjesë janë vendosur nga SOROS, nga homoseksualizmi, nga kritere që nuk e nderojnë këtë forcë politike. (TemA)