Gjate paradites, vendi ynë do të vijojë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.
Ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave kryesisht në rajonin verilindor – juglindor duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore.
Gjatë natës pritet shtrirje e vranësirave të dendura në të gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke shënuar -5°C në zonat malore ndërsa maksimumi do të arrijë deri në 18°C në zonat bregdetare.
Era frynë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
/b.d