Kambanat kishin rënë për vdekjen dhe tashmë të afërmit e viktimës ishin dorëzuar, madje kishin blerë edhe arkivolin dhe kishin përgatitur çdo gjë për funeralin, ndërsa kishte mbetur që trupi i pajetë të çohej në varreza.
Por çdo gjë iu shkoi huq, pasi gruaja nisi të lëvizë në shtratin e spitalit, thjeshtë dhe vetëm sepse ishte gjallë, edhe pse jo në gjendje shumë të mirë.
Kështu funerali i parashikuar për tu mbajtur këtë të martë në zonën e Uri, në Sassari të Italisë, u anulua.
Të hënën në mëngjes vajza e gjeti gruan rreth 70 vjeçe në banjën e shtëpisë pa ndjenja, e si pasojë e një infarkti. Ajo u dërgua me ambulancë në spital, ku u shtrua në terapi intensive.
Pas disa orësh mjekët iu thanë se ka kaluar në vdekje cerebrale dhe nëse dëshironin mund të firmosnin autorizimin për dhurimin e organeve, shkruan noa.al.
Të pikëlluar ata firmosën, blenë arkivolin dhe përgatitën funeralin, por gruaja u përmend pak minuta para se të ishte shumë vonë.
/b.d