“Bashkë-ekzistenca e të gjitha komuniteteve në paqe, tolerancë dhe harmoni është modeli më i vyer që Shqipëria jo vetëm duhet ta mbrojë, por edhe duhet ta eksportojmë në një Europë të bashkuar, e cila edhe vetë duhet të prevalojë mbi diferencat fetare”.
Kështu deklaroi sot, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori pjesë sot në Sesionin e II të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe.
Shqipëria, tha Balla, “është një vend i rëndësishëm në rajonin e trazuar të Ballkanit, ku Shqipëria eksporton veçse paqe, tolerancë dhe stabilitet”.
Ne besojmë, theksoi ai, “se rruga jonë europiane dhe e rajonit kalon pikërisht përmes normalizimit të marrëdhënieve këtu në Ballkanin Perëndimor, si një proces dinamik ku dialogu i vazhdueshëm, pa tabu, aspak me komplekse, rimëkëmbë besimin te vetja dhe te fqinjët”.
“Këtë qasje parimore realiste dhe pa tabu ne shqiptarët do të vijojmë të kemi përkundrejt të gjitha mosmarrëveshjeve që kemi apo kemi pasur me fqinjët tanë të mbartura nga e kaluara”, tha ai.
Shqipëria, vijoi Balla, “ka një të ardhme të projektuar qysh prej të parëve tanë në gjirin e kombeve të qytetëruar të Europës dhe që sot është në një moment kyç në rrugëtimin drejt Europës”.
/b.d