“Ne duhet të hetojmë nëse Gruevski ka dale jashte vendit vullnetarisht apo është rrëmbyer”.
Kështu ka deklaruar sot gjatë një konference për mediat, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
“Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni.
Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se Gjykata ta ketë lëshuar urdhërin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria” – tha ai, raporton AlsatM.
a.ç