Max Allegri po përpiqet që Juventus të vazhdojë të jetë i fokusuar “në numrin nëntë të ardhshëm deri në pushimin dimëror”.Bardhezinjtë kanë fituar të gjitha ndeshjet në përjashtim të dy ndeshjeve garuese këtë sezon, një barazim me Genoa 1-1 në Serie A dhe humbja kundër Manchester United në Ligën e Kampionëve.
“Skuadra është në formë të mirë, ne jemi në krye të tabelës, por tani janë edhe nëntë ndeshje derisa të hymë në pushim dimëror-shtatë në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve-kundër skuadrave të vështira”, ka thënë trajneri për JTV.
“Ne duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme me qetësi si e kemi treguar deri me tani. Është një sezon i madh dhe ne duhet ta inskenojmë skenën kështu që duhet ti paraqesim objektivat tona deri në mars”.Allegri ka marrë edhe çmimin, “Panchina d’Oro”, këtë javë, një çmim që i jepet trajnerit më të mirë në Serie A për një sezon.
“Është një çmim që me ka pëlqyer gjithmonë, pasi që i jepet të gjithë njerëzve të cilët punojnë çdo ditë. Me jep një simbolik, por është në të vërtetë një çmim për të gjithë dhe më pëlqen se më është dhënë me vota të trajnerëve”, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)