Kristiano Ronaldo është një profesionist shembullor jo vetëm gjatë 90 minutave të lojës, por edhe në përditshmëri, duke mos i lënë asnjë gjë rastësisë.
Tani “Juventusi” është shtëpia e tij. Ai ka një vilë rreth 600 metra katrorë në një kodër të Torinos. Golat tashmë janë fakt, por edhe rutina e tij e përditshme, ndjek një metodë precize, në vakte, në orët e gjumit, por dhe në relaks.
Kristiano zgjohet rreth orës 08:00, ndonjëherë edhe më herët. Gjatë viteve ka perfeksionuar idenë që, duhen dhjetëra orë pushimi për të grumbulluar energjinë e duhur, transmeton Atsh.
Fillimisht, një stërvitje e muskujve të barkut, më pas konsumon një mëngjes jotipik të traditës italiane, një tost me proshutë e djathë me yndyrë të ulët i shoqëruar me lëng agrumesh.
Rreth orës 09:30, Kristiano largohet nga banesa, e nis stërvitjen me skuadrën. Ronaldo punon në maksimum bashkë me kampionët e “Zonjës”.
Në të vërtetë Kristiano s’është gjithmonë i pari që paraqitet në qendrën stërvitore, e as i fundit që largohet, është thjesht i përpiktë.
Në fund, një rutinë goditjesh në portë me “snajperët” e tjerë.
Pishina e re e “Continassa” është një shoqëruese e tij besnike përpara se të ulet në tryezë.
Dietën ia cakton stafi bardhezi, ndalohen ushqimet me sheqer dhe ato të vështirët për t’u tretur.
Rreth ores 16:30, mes peshave, ushtrimeve kardiovaskulare dhe notit zhvillon një stërvitje personale.
Me t’u rikthyer në shtëpi, i lejon vetes pak relaks. Darkën e kalon përgjithësisht me familjen, e konsumon rreth orës 20:30: pulë, fruta, pilaf e fasule.
Jo gjithmonë qëndron brenda, shpesh është pikasur në shëtitje me Xhorxhinën në rrugët e lagjes, apo në qendër të Torinos. Mes shokëve të skuadrës që e shoqërojnë më shpesh është Federiko Bernardeski.
Fle herët, mes orës 22:30 dhe 23:00, por përpara merr në dorë telekomandën, pak televizion italian i shërben “alienit” për t’u ambientuar me gjuhën e re.
ma.me