Një bust për Konstantinos Katsifas dhe një rrugë me emrin e tij. Njoftimi për nderimin e 35-vjeçarit nga Bularati që për grekët konsiderohet ‘hero’ është dhënë nga kryetari i bashkisë së qytetit të Argons në Mikenë, Dimitris Kambosos. Iniciativa e tij ka gjetur edhe mbështetjen e këshillit të qytetit. Ai e ka dhënë njoftimin nëpërmjet një videoje të shpërndarë në internet ku njoftoi se do t’i jepet emri i Konstantin Katsifas një rruge në pjesën jugore të qytetit Argos si dhe ngritjen e një busti sepse “është mirë të prezantojmë historinë tonë moderne”, tha Kambosos.