Protestat e dhunshme prara Bashkisë së Tiranës ditën e sotme janë organizuar nga ish-efektivët e Gardës në 21 janar që qëlluan në drejtim të qytetarëve. Të njohur si “Grupi i zjarrit” në 21 janar kur ministër i Brendshëm ishte pikërisht Lulzim Basha që aktualisht drejton PD, ata janë thirrur nga deputetët demokratë për organizimin e protestave që po organizohen para hyrjes së Bashkisë.
Prova më e qartë për këtë është kjo foto ku shihet mes të tjerëve edhe Alfred Ahmetcenaj, ish- komandant në grupin e zjarrit 21 janar. I veshur civil Ahmetcenaj duket mes protestuesve duke nxitur turmat që të sulmojnë dhe ti vënë edhe flakën hyrjes së bashkisë. Aktualisht Ahmetcenaj është Kryetar i Partisë Demokratike në Burrel, ç’ka përforcon faktin se Unaza e Madhe po shfrytëzohet nga Partia Demokratike për qëllime politike duke thirrur edhe nga rrethet e tjera.
Ish- zv/komandanti i Gardës së Republikës Alfred Ahmetcenaj, u arrestua pasi ishte një nga urdhëruesit e grupit të zjarrit që qëlloi më 21 janar. Ahmetcenaj ishte komandanti direkt i Agim Llupos, i cili qëlloi me automatic MP 5 në drejtim të qytetarëve. /lexo.al