Një zjarr i fuqishëm ka rrezikuar disa biznese dhe masivin pyjor në dalje të qytetit të Lezhës. Flakët janë identifikuar rreth mesnatës së të mërkurës nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë edhe zjarrfikësit.
Zjarri përfshiu fillimisht një zonë me shkurre dhe u përhap me shpejtësi duke dëmtuar rrjetin elektrik që furnizon fidrin e Zejmenit.
Zjarrfikësja e Bashkisë së Lezhës ka neutralizuar flakët dhe pas dy 2 orësh u bë e mundur shuarja e tyre plotësisht. Rënia e zjarrit mendohet se ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së kalimtarëve që mund të kenë hedhur cigare të ndezura në tokë, ndërkohë nuk përjashtohet pista edhe dyshimi për zjarr vënie të qëllimshme.
a.ç