Mediat serbe shkruajnë se Nikolla Gruevski ka ikur ne Hungari permes linjes se Tiranes, duke kaluar kufirin maqedonas-shqiptar me pasaporte te rreme.
“Politika” shkruan se ish-kryeministri maqedonas me një pasaportë false ka ikur drejt Hungarise duke u strehuar nje nate ne Ambasaden hungareze ne Tirane, duke u nisur me pas ne mengjes heret me avion drejt Hungarise permes linjes ajrore te kompanise se ketij vendi.
Gruevski është dënuar me dy vjet burg në Maqedoni, për shkak të një tenderi korruptiv për blerjen e një Benzi 600 mijë dollarë, kur ai ishte kryeministër.
Por, në momentet e fundit ai vendosi të arratisej drejt Hungarisë, tek miku i tij Viktor Orban.
a.ç