Pas reagimit të Ambasadës Amerikane, edhe ambasadorja e Gjermanisë ka përshëndetur vendimin për dënimin me burg të bandës së Emiljano Shullazit
Schütz, teksa nenvizon se askush nuk qendron mbi ligjin, shkruan lufta ndaj krimin është detyrë themelore e Shqipërisë në rrugën drejt BE
“E kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë. Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri.
Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.”, deklaron ambasadorja Schutz
Ditën e martë Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij. Emiliano Shullazi, i cili sipas prokurorisë ishte drejtuesi i grupi u dënuan me 14 vite heqje liri, 12 u dhanë për Gilmando Danin. Me nga 10 vjet u dënua Endri Qyqja dhe Endri Zela. Ndërsa Blerim Shullazi u dënua me 9 vite burg”
Javanews/a.ç