Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se qëndrimi i Listës Serbe se mund të dalë nga koalicioni qeverisës pas vënies së taksës prej 10% është shprehje e vullnetit të tyre.
Haradinaj ka thënë se kjo taksë edhe mund të rritet, pasi është pyetur se nëse mund të shfuqizohet vendimi i marrë,.
“Para se të shkojmë në zgjedhje dëshirojmë që ta nxjerrim liberalizimin. Kur do që voton parlamenti rrëzimin e Qeverisë është e qartë. Sot jemi të interesuar me dy ministra të Drejtësisë, Abelard Tahirin dhe të Integrimeve Dhuarata Hoxhën që të punojmë dhe ka një klimë të mirë mes qeverisë dhe parlamentit. Shpresoj që për seancë e anshme t’i kemi disa detyra shtesë”, është shprehur Haradinaj.
“Sa i përket Listës Serbe është qëndrim i vullnetit të lirë të tyre politikë. Agjenda e Kosovës vazhdon. Është thënë, është thënë…për taksën, por edhe mund të rritet taksa mund të bëhet më e lartë”, ka shtuar ai.
Kryeministri ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave nuk është anuluar por që vështirësitë janë për të hyrë në agjendë.
/b.d